Deputeti demokrat Lefter Gështenja, duke folur në një studio televizive, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore. Ai tha se personalisht është pro listave të hapura, por vuri në dukje se kandidatët për deputetë ende do të caktohen nga kryetarët e partive. Gështenja theksoi se çdo Kod Zgjedhor që miratohet, Rama fiton, duke pohuar se ai ka shkelur ligjin dhe blen vota.
Gështenja tha se opozita ka nevojë për unifikim, frymë të re dhe ekip të ri. Megjithatë, ai shtoi se akoma nuk ka një vendimmarrje për alternativën dhe formën se si do të dalë opozita në zgjedhjet e vitit 2025.
Deputeti demokrat shprehu shqetësimin e tij për propozimet e mundshme të Partisë Socialiste (PS) për ndarjen në 3-4 rajone zgjedhore, duke thënë se ky model mund të sjellë një shpërndarje të pasaktë të rrymave.
Gështenja gjithashtu diskutoi për disa kërkesa themelore të opozitës, duke përfshirë ngritjen e komisioneve hetimore, riformatimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe përfshirjen e propozimeve të opozitës në axhendën e Parlamentit.
Le të shpresojmë që ky është një sinjal apo një dritë jeshile për të patur një tjetër qasje, një kthim në normalitet të Parlamentit. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD-së dhe i opozitës ka qenë i qartë, mjafton që mazhoranca të lejojë opozitën të kryejë detyrën e saj, punën e saj, në përputhje me Kushtetutën dhe cdo gjë kthehet në normalitet. Nuk do t’i quaja kushte se është e tepërt të thuash janë kushte. Janë të drejta kushtetuese. E para është e drejtë kushtetuese e opozitës, ngritja e komisioneve hetimore. E para është ngritja e komisioneve hetimore. E dyta është riformatimi i komisionit të reformës zgjedhore, edhe kjo një e drejtë legjitime e opozitës, për të pasur përfaqësuesit e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Për një periudhë gati 2 vjeçare ky komision s’ka funksionuar dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që të ketë një përbërje te re të këtij komisioni. E treta është përfshirja në axhendën e Parlamentin, e të gjitha propozimeve të pr.ligjeve të ardhura nga deputetët e opozitës, që qëndrojnë edhe sot e kësaj dite në sirtarët e kryetares së Parlamentit. Nëse këto tre shqetësime që ne kemi nesër realizohen unë siguroj opinionin publik që opozita i kthehet normalitetit në komisione dhe Parlament.
Çfarëdo Kodi, çfarëdo ligji të miratohet në Parlament fiton Rama, sepse Ramës s’i duhet Kodi Zgjedhor, s’i duhet ligji. E kemi parë nga 2013-ta deri më sot, zgjedhjet në Shqipëri kanë pësuar regres jo progres. Edhe pse është shkruar ndryshe, Rama i ka shkelur me të dyja këmbët. Edhe pse u nënshkrua marrëveshja e 5 qershorit kishim pikërisht këtë mazhorancë që bëri ndryshmet kushtetuese që prishën marrëveshjen. Ne nuk mund të hedhim propozime sot kur s’kemi një komision të riformatuar. Znj.Duma që ka dhënë dorëheqjen është e pazëvendësuar. Nuk besoj se është z.Rama apo mazhoranca që duhet të caktojë përbërjen e komisioneve zgjedhore. Në rregullore ka një pikë ku thuhet që bashkëkryetarët janë bllokuar. Dy vite kanë qenë të mjaftueshme, pse është heshtur dy vjet.
Unë personalisht jam për lista të hapura. Për mua është mashtrim publik që sot vendos qytetari. Unë personalisht jam për listat e hapura, por kandidatët përsëri i cakton kryetari i partisë. Nëse në Tiranë një kryetar partie zgjedh 36 kandidatë, qytetarët e Tiranës nga këto 36 do zgjedhin. E ka në dorë kryetari, jo qytetari.
Në mbledhjet e grupit parlamentar janë diskutuar të gjitha rrugët dhe mundësitë se si duhet opozita të dalë në zgjedhjet e 2025-ës, por nuk ka një vendimmarrje për alternativën dhe formën si do dalë opozita. Patjetër që duhet unifikimi i opozitës. Opozita ka nevojë për një frymë të re, ekip të ri. Kam qenë në kontakte me demokratë dhe qytetarë. Kërkohet një model i ri. S’mund të vazhdojmë me përplasje, duke sulmuar njëri-tjetrin dhe duke lënë mënjanë keqqeverisjen. Rama pas 2013-ës, ka ushtruar presion te votuesit, ka përdorur patronazhistët, paratë e buxhetit të shtetit, të inkriminuarit, ka blerë vota”.
Gështenja tha se nga informacionet që ka PS e ka vendosur, që do të ketë një ndarje në 3-4 rajone zgjedhore.
“Me Shqipërinë një zonë elektorale, humbet nocioni që një deputet të jetë përfaqësues i një zone elektorale. Nuk do ketë një shpërndarje të drejtë të rrymave. Do kishte një numër të lartë deputetësh në Tiranë. Duhen parë të gjitha diskutimet. Nga informacionet që kam PS e ka vendosur sa rajone do ketë Shqipëria, 3 ose 4 rajone. Ky është propozim i kahershëm i PS. Kurse për propozimin votim dhe numërim elektronik dhe votë diaspore, s’besoj se do ta pranojë PS”.