23.5 C
Tiranë
Monday, September 1, 2025
spot_img

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit/ 47.94 % pjesëmarrja deri në 19:00

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në vendin tonë, ku u votua për zgjedhjen e parlamentit të ri. Ndonëse në disa qendra ka ende qytetarë që presin të votojnë, pritet konfirmimi nga KQZ nëse do të ketë shtyrje të orarit për këto raste.

Të dielën e 25 prillit rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish. Në këto zgjedhje parlamentare, garuan 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instalua pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili mundësoi shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, u zbatua projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit votuan në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial. Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, ku u angazhuan në vëzhgimin e tyre. Vëmendja ishte kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta tërhoqën më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues ishte i pajisur me mjetet mbrojtëse gjatë këtij procesi.
As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk mundën të votonin. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kodi i ri Penal: Burg deri në 4 vjet për ushqime të pasigurta dhe...

0
Kodi i ri Penal sjell ndryshime të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore, duke parashikuar dënime më të ashpra për prodhimin, tregtimin dhe mashtrimin...

Izraeli pretendon se ka vrarë Abu Obeidën, zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit

0
Izraeli ka njoftuar se Abu Obeida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, është vrarë në një sulm ajror në Gaza. Ministri izraelit i Mbrojtjes,...

A ndikojnë stuhitë diellore te gjumi ynë? Ekspertët shpjegojnë të vërtetën

0
Ditët e fundit, shumë njerëz kanë pyetur nëse stuhitë heliomagnetike — shpërthimet e fuqishme nga Dielli që godasin fushën magnetike të Tokës — mund...

Alarm në Deçan: Zhduket një fëmijë i mitur me probleme shëndetësore, policia në kërkim

0
Një fëmijë i mitur është raportuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit. Sipas...

Julia Roberts mahnit në Festivalin e Filmit në Venecia me fustan Versace dhe performancë...

0
Aktorja me famë botërore Julia Roberts ka bërë një hyrje triumfale në Festivalin e Filmit në Venecia, duke magjepsur publikun me një paraqitje plot...