7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit

Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Social Demokrate. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Doshi në letrën drejtuar KQZ shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

Në letër thuhet se Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati edhe si deputet i kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë po ashtu Doshi kërkon edhe dorëheqjen nga mandati për vitin 2021 dhe dorëheqjen nga lista shumë emërore e kandidatit për deputet në PSD. Më tej ai i ka kërkuar KQZ që të bëjë zëvendësimin e tij sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku. Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëheqjes të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.

LETRA E TOM DOSHIT

Kërkesë

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Në u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT