26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Inxhinieri Gjeodet kallëzon ministren Balluku dhe drejtorin e ARRSH për shpërdorim detyre

Inxhinieri gjeodet Romeo Nazarko ka kallëzuar, para 3 vitesh, ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, drejtorin e Agjencisë Rrugore Shqiptare (ARRSH) Ergys Vjerdho dhe kompaninë e ndërtimit A.N.K sh.p.k për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Nazarko thotë se gjurma e rrugës është ndryshuar, ka fryrë koston nga 1 milion euro në 5 milionë euro për kilometër dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonës.

Në një intervistë televizive, inxhinieri shpjegon se ka raportuar shkelje teknike dhe procedura të tenderit, duke përmendur tre shkelje kryesore. Për momentin, SPAK po heton këtë çështje dhe ka marrë informacione nga Nazarko. Ai ka qenë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore para 3 muajsh dhe ka dhënë informacione teknike për ndihmë në hetim.

Nazarko thotë se është kallëzuar për shkelje të njëjta dhe se problemet kanë ardhur nga një projekt i dobët dhe jo teknik. Ai thekson se ndryshimi i gjurmës së rrugës ka ndikuar në vlerën e projektit dhe ka anashkaluar rregullat teknike. Inxhinieri shprehet se projekti shumë i dobët ka shkaktuar shumë probleme, duke përfshirë edhe shpopullimin e zonës së Gramozit dhe Kolonjës. SPAK është duke hetuar rrethanat dhe shpërdorimin e detyrës në këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...