35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ngjarje e rëndë në Ballsh: Shtetasi 75-vjeçar humb jetën në sportelet e postës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Sipas burimeve nga policia, një i moshuar, shtetasi me inicialet F.A., 75 vjeç, teksa ka marrë pensionin në sportelet e postës në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, për pasojë ka humbur jetën në vend. Kalimtarët, teksa kanë parë të moshuarin shtrirë përdhe, kanë njoftuar policinë si dhe një ekip mjekësor të cilët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Sipas burimeve nga policia, të moshuarit dyshohet se i ka rënë infarkt. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...