25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Protesta e thirrur nga Rithemelimi, Berisha braktiset nga militantët

Berisha mbajti një fjalim të gjatë në një podium të improvizuar në shtëpinë e tij që ndodhet në arrest.

Gati 2 orë ka zgjatur protesta e thirrur nga Rithemelimi këtë të martë, thirrje të cilës i janë përgjigjur vetëm militantë.

Në fund një grup militantësh hodhën edhe molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.

Më pas ata rrëzuan gardhin metalik, ndërsa kanë hedhur edhe gurë e sende të forta drejt policisë.

Por pas mbërritjes së forcave ‘Shqiponja’, situata është qetësuar. 

Berishës dhe Rithemelimit në protestën e thirrur sot pasdite eshte braktisur nga populli para kryeministrisë. Militantët ishin shpërndarë nëpër bulevard për tu dukur shumë, ndërsa protestës i ishin bashkuar në shesh fëmijët e Berishës Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha – ‘të shpallur familjraisht non grata’ nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar.

Protestës nuk iu bashkua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi.

Protesta u bojkotua nga PDIU e LZHK. As PD e Bashës nuk është pjesë e kauzës së kësaj proteste.Ndërkohë iu bashkuan protestës, aleatët Fatmir Mediu e Agron Duka.  

Në mbyllje të protestës Gazment Bardhi i bëri thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.

Nuk kishte as dyshim për motivin e kësaj proteste, halli i Sali Berishës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...