6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Takim i nivelit të lartë në Ankara: Erdogan dhe Rama drejt ndërtimit të mardhënieve për investimet

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i shtetit shqiptar u pritën në Turqi nga Presidenti Rexhep Tayip Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara për një takim të nivelit të lartë. Në takimin e tyre, Erdogan dhe Rama shprehen për objektivin e rritjes së volumit tregtar midis dy vendeve në 2 miliardë dollarë, duke theksuar se investimet dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme janë thelbësore për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se me përpjekjet e sektorit tonë privat do të arrijmë këtë shifër në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj të Shqipërisë, me një investim që arrin deri në 3.5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë duke mbështetur ekonominë vendase”- tha Erdogan.

Ankara gjithashtu vuri theksin në betejën kundër organizatës Fetullah Gülen në Shqipëri, duke e quajtur një prioritet në agjendën e tyre dhe duke përgëzuar kontributin e Fondacionit Maarif në arsimin shqiptar. Në këtë kontekst, Erdogan dhe Rama diskutuan projekte konkrete, si krijimi i Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë, për të avancuar arsimin në Shqipëri dhe rajon.

Ju e keni fituar bastin me shqiptarët fjalën tuaj e dinë, u tha u bë. Ai spital ishte investimi i parë në botë me 3 mln supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Më e rëndësishme është se sot ai spital është modeli i autonomisë spitalore që është reformë e sistemit tonë shëndetësor dhe që ne jemi besimplotë që e çon shërbimin në nivel tjetër dhe shpërblimin e drejtë të mjekëve në një nivel tjetër. Ministri juaj do të nxitë investimet në fushën e turizmit ku Turqia ka krijuar nivel ekselencë dhe këto investimet deri tani janë 3.7 mln euro. Volumi tregtar me çdo kusht duhet ta ngremë në mbi 1 mld euro. Këtu mund të bëjmë një bast dhe t’ia dilnim kësaj por bastet në Turqi janë të ndaluara. Faleminderit për lejet e drejtimit që ju i miratuat dhe shqiptarët të lëvizin lirisht me lejet e tyre. Na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën”- u shpreh Rama.

Gjithashtu, tema të tjera të diskutuara përfshijnë ndihmën për Ukrainën, me Rama duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë në garancimin e të ardhmes së sigurtë për Gazën dhe Izraelin. Ky takim shënon një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal në mes të dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT