12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Kryeministri Rama publikon videon 3D të aeroportit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video 3D se si do të duket aeroporti i Vlorës. Kryeministri ka thënë se ky aeroport do të mundësojë fluturimet transoqeanike.

Në videon e shpërndarë, Rama shpjegon se do të mundësohen fluturime direkte Vlorë-New York dhe anasjelltas.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë-New York dhe New York-Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri,” dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar.

Më tej ai thekson se në Vlorë do të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil që do të nxjerrë ekspertë shqiptarë të aviacionit dhe deri te pilotët.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët.

Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart,” shprehet kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...