14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Atentat në Shkodër, 30 plumba shkarkohen drejt makinës së dy personave, ja kush ishte shënjestra

Një atentat me dy të plagosur i ndodhur rreth orës 19:30 në fshatin Grudë e Re ka tronditur Shkodrën. Të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë vëllai i drejtorit të DRSHTRR, dhe kunati i tij Gjon Nika, 30 vjeç.

Gjergj Ndershtiqaj

Ndaj makinës së tyre janë zbrazur 30 plumba. Autorët mësohet se kanë djegur automjetin e tyre dhe të të plagosurve, ndërsa dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika.

Dy të plagosurit po marrin trajtim në spitalin rajonal, ndërsa në Shkodrën tashmë të blinduar kanë mbërritur Forcat RENEA, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Rënda, Neritan Nallbati.

Vendi i ngjarjes

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë gjetur duke u djegur një makinë tip “Renault”, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...

Djathi Brie me Listeria u shit te konsumatorët, AKU gjobit kompaninë: pikëpyetje për kontrollin...

0
Djathi Brie i importuar nga Italia, për të cilin është ngritur alarm për praninë e bakterit Listeria, rezulton se ka përfunduar në treg dhe...

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...