21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Liam Osmani rikthehet në shtëpinë e Big Brother pas lirimit nga burgu për mashtrim

Liam Osmani është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP 3 pas 14 ditësh izolim në burg. Ai u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother për mashtrim, por u lirua të hënën pasi Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e tij për rishikim të vendimit penal për shkak të procesit të padeshiruar dhe të pa informuar plotësisht. Pas kthimit në studio, u zhvillua një televotim ku publiku vendosi për rikthimin e tij në lojë, duke konfirmuar rezultatin e kthimit të tij në shtëpi.

Osmani shprehu qëndrimin e tij duke thënë: “Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”.

Çështja për Osmanin do të rifillojë dhe do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të parë dhe lirimin e tij nga burgu. Osmani do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.

Liam Osmani ishte arrestuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP pasi u zbulua se kishte përvetësuar bileta turistike për në Gjermani në vitin 2019, duke mos kryer pagesat përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...