14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kuzhinieri shqiptari goditet me thikë në restorant në Selanik: Publikohen pamjet e incidentit

Publikohet një video ku një klient qëllon me thikë kuzhinierin shqiptar në një restorant në Selanik të Greqisë. Mediat greke kanë bërë publike pamjet e rënda, duke treguar momentin kur shqiptari goditet me thikë në pjesën e barkut nga klienti.

Në momentin e sulmit, kuzhinieri ishte i shoqëruar vetëm nga bashkëshortja e tij, e cila po përpiqej ta mbrojë nga agresori, i cili më pas u largua nga restoranti. Klienti fillimisht kishte bërë porosinë, por pas një debate mes tyre, situata eskaloi dhe klienti mori thikën e kuzhinës dhe e goditi shqiptarin në stomak.

Në deklaratën e tij, kuzhinieri tregon se klienti agresor kishte qenë vizitor i rregullt në restorant për 5 vite. Pas një porosie të lehtë, klienti nuk u kënaq dhe filloi debati, që më pas çoi në sulmin me thikë. Shqiptari u nënshtrua një operacioni në spitalin e Selanikut për shërimin e plagëve të tij.

I pandehuri thotë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë që po bënte dhe se në momentin e sulmit ishte në gjendje të dehur. Avokati i kuzhinierit shton se nëse bashkëshortja nuk do të ndërhynte, klienti do të vazhdonte sulmin, duke shprehur shqetësim për rrezikun potencial të një sulmi të dytë me thikë.

Pamjet e momentit ku sulmohet kuzhinieri shqiptar/ Klikoni Linkun

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...