Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi nisi me debate të ashpra. Që në nisje të tij, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, akuzoi se dy koncesionet që janë objekt i hetimit parlamentar në këtë komision, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive.
Deputetja Ina Zhupa akuzoi nënkryetarin e komisionit Plarent Ndrecën se është në konflikt interesi si ish-avokat i njërit prej të akuzuarve nga drejtësia në dosjen e koncesionit të sterilizimit, Arben Gjatën. Në replikë deputeti socialist sqaroi se ka mbrojtur Gjatën vetëm në një sekuencë procedurale që nuk ka lidhje me hetimin e këtij komisioni.
“Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik”, tha Zhupa.
“Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese. Unë nuk kam mbrojtur profesorin në çdo segment procedural”, argumentoi Ndreca.
Sipas planit të komisionit, për të bërë hetimin parlamentar për dy koncesionet e sterilizimit dhe check-up do të thirren rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, ish ministrat Ogerta Manastirliu e Ilir Beqaj, i marrë i pandehur edhe nga SPAK si dhe emra të tjerë si Albana Koçiu e ish zëvendës ministri Klodian Rjepaj.
Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi i dy koncesioneve të lidhura me Allajbeun
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten ndërsa i vetmi që abstenoi ishte deputeti socialist Erion Brace që hodhi hije dyshimi mbi lidhjet klienteliste të Rithemelimit për shkak se u tërhoq nga hetimi për 2 koncesione, atë të laboratorëve mjekësore dhe hemodializës.
Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu. Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.
Brenda disa ditëve pritet të nisë punën edhe komisioni i dytë hetimor i ngritur me kërkesë të opozitës, ai për sistemin TIMS.
Kush do thirret për të dëshmuar?
1. Edi Rama, kryeministër
2. Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë
3. Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit
4. Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave
5. Anila Denaj, ish-ministre e Financave, aktualisht ministre e Bujqësisë
6. Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë (aktualisht)
7. Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie
8. Geraldina Prodani, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë
9. Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10. Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko, Artan Koni
11. Drejtorët e FSDKSH që nga firmosja e kontratave të financimit dhe nisja e zbatimit të dy kontratave koncesionare
12. Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy koncesioneve
13. Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14. Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet në procedurat e dhënies së