29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Rama tregon progresin e Portit Turistik të Durrësit: Një hapësirë pushimi për shqiptarët dhe turistët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve në portin e ri turistik të qytetit të Durrësit, duke theksuar se projekti po merr formë dhe do të transformojë zonën në një destinacion tërheqës për turistët.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se porti turistik do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë hotele, apartamente, dhe akses 24/7 për vizitorët nga Shqipëria dhe të huajt.

Projekti, sipas Ramës, jo vetëm do të zhvillojë zonën, por gjithashtu do të ndikojë pozitivisht në mjedisin e kësaj zone, duke i dhënë fund ndotjes së rëndë mjedisore që ka ekzistuar për shumë vite.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e portit të ri turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...