35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Arrestohet shqiptari i akuzuar për 7 vjedhje në Greqi: Detajet e Ngjarjes

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pas dyshimeve për 7 vjedhje në shtetin fqinj.

Policia fillimisht ka tentuar të ndalojë dy persona në aksin Perdhika – Parga, të cilët dyshoheshin për vjedhjen e një ore dore në një banesë në Perdhika, por vetëm njërin prej tyre kanë arritur ta vendosin në pranga. Personi i identifikuar është Adenis Binjaku, 30 vjeç, ndërkohë që personi tjetër, i identifikuar si Arben Qosja, 49 vjeç, ka arritur të arratiset duke shfrytëzuar errësirën dhe zonën e pyllëzuar.

Sipas njoftimeve të policisë, dy shqiptarët janë autorët e vjedhjeve në 7 banesa në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në periudhën 27-31 mars. Ata kanë arritur të vjedhin 2255 euro, 3 orë me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

Adenis Binjaku, i arrestuari, rezulton se ndodhej në territorin grek pa dokumente rregullta dhe gjatë kontrolleve i janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, një palë doreza, një orë dore, një celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...