21.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi “Nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

I pyetur lidhur me gjasat që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor, Varhelyi ka thënë se kjo kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit.

“Është një pyetje e vështirë. Ne ende duhet të punojmë shumë, ne nuk jemi atje ku duhet të jemi tani. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord. Kjo do të thotë se do të duhet të gjejmë një zgjidhje në lidhje me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Varhelyi.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.

“A është e mundur të ndahen dy vendet? Ky proces bazohet në merita dhe nëse shikoj arritjet e Shqipërisë, shoh se ata i kanë përmbushur të gjitha kushtet… Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Sot kemi pasur bisedime shumë të rëndësishme me kryeministrin dhe kemi rënë dakord që duhet të bëjmë përparim”, ka deklaruar Varhelyi.

Në një deklaratë me shkrim të Qeverisë në Shkup është thënë se “në takimin me komisionarin Varhelyi është diskutuar për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit të vendit në BE dhe, me këtë rast, kryeministri Zaev ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe e hapur për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për kontestin me Bullgarinë”.

Bullgaria, në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.

Dy shtetet kanë arritur një marrëveshje për fqinjësi të mirë më 2 gusht të vitit 2017, por marrëveshja ka thelluar dallimet, për shkak të interpretimeve të pjesëve të saj dhe mosdefinimit të duhur.

Bisedimet mes dy vendeve kanë vazhduar në nivel të ekspertëve për çështjet kontestuese, por ende pa një epilog konkret.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...