23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Debati në kuvend dhe çështja e Amnistisë Penale: Reagimi i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u pyet nga gazetarët për reagimin e tij ndaj debatit të djeshëm në Kuvend, veçanërisht për shkëmbimin e fjaleve me deputetin Agron Shehaj. Manja, duke refuzuar të përfshihet në polemika, theksoi se debati politik duhet të mbetet brenda sallës së Kuvendit.

Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës. Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media. Personalisht më bërë pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për ti zgjidhur, mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas, debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit, dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja për gazetarët.

Në lidhje me amnistinë penale, Manja njoftoi se përgjigjet e tij do të jepen në interpelancën e enjten në Kuvend, duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur në lidhje me këtë çështje. Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke pretenduar se ky veprim është bërë për të liruar zyrtarë të korruptuar.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar për Report Tv se rreth 100 persona të dënuar për krime të organizuara dhe korrupsion kanë përfituar nga ligji i amnistisë, i miratuar me konsensus PS-Rithemelimi. Ndër të dënuarit përfitues ishin edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...