27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide dhe pa atdhe”, Elisa Spiropali ironizon opozitën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar opozitën pasi ata bllokuan foltoren në Kuvend, duke i quajtur ata si “ushtrinë e turpit”.

Duke përballuar sjelljen e pakëndshme të opozitës, Spiropali i kërcënonte se nëse nuk normalizonin situatën, do të bëhej votimi i projektligjeve pa debat dhe pastaj do të mbylleshin seancat.

“Kjo ka vetëm një emër, utopia, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide dhe pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni. Me të parën tërhieqt vëmendja dhe më pas nxirren jashtë kësaj salle për prishje të rendit. Ose ndryshe kalojmë në votim, e mbyllim këtë seancë derisa këta të mësojnë të sillen. Ishte kaq e parashikuar këta që bëtë e këto që përmendi.

Ti nuk njeh veten Gaz jo të njohësh atë. Do të nisni revolucionin në gotë të thyer, e keni shumë të shkurtër dorën.

Më të shkurtër se gjuhët tuaja që të arrini të dëmtoni vendin duke u nisur nga bregu.

Dorën mund ta përdorni për tu kapur secili për flokësh me njëri-tjetrin, kë fusni e kë nxirrni nga grupi, me Sali Berishën në krye nga dëshpërimi për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë e Italisë.

Jeni shumë komikë me tension dramatik që recitoni. Më mirë të dilni jashtë të gjithë se shtoni edhe numrin e protestuesve jashtë sepse këtu jeni shumë pak”, tha Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...