29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Gaz Bardhi flet me emra : “Sollët vrasës në Kuvend, ditën votonin ligje, natën porosisnin vrasje”

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi zyrtarë dhe ish-deputetë socialsistë për lidhje me krime të organizuara, duke përmendur emra si Arben Ndoka, e shpallur në kërkim nga SPAK për porositje vrasjesh, dhe Rrahman Rraja, i cili ka dorëzuar mandatin një vit më parë, por akuzohet për të njëjtën veprimtari. Bardhi gjithashtu theksoi se nga Shkodra në Durrës, vendimet për tendera dhe punësimin nuk bëhen nga deputetët, por nga bandat kriminale.

“Na keni sjellë këtu vrasës. E kuptoni ku e keni çuar ju shtetin? Nga njëra anë deputetë, zonja të nderuara të të dy krahëve, që kishin në krah vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge dhe ne nuk duhet të diskutojmë për këto? A ishte Arben Ndoka këtu, e kishit ju kolegë, ulej me ju në mbledhje grupi, seancë plenare, ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Ne, RAI3, BILD e shpiku? Jo, nuk e shpikën këtra. A ishte Rrahman Rraja që ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje? Ne e thamë këtë, RAI3, BILD-i e tha? Jo, janë realitete. Sa më shpejt ta pranoni, sa më shpejt të bëhemi bashkë. Ka edhe nga krahu këtej që janë të ndershëm që e duan Shqipërinë, si të mos luftojmë ne krimin e organizuar, përfshirjen e tij në institucione, pyesni në zonat tuaja për tenderat, pyeteni ju apo krimi i organizuar. Ku janë deputetët e Shkodrës? Vendosin ata se kush do punësohet apo Bajrat? Në Durrës kush vendos deputetët apo bandat? Bandat. Në Elbasan e dini kush vendos? Ju i dini por nuk reagoni”, tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...