26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Berisha u bën thirrje shqiptarëve në BE të votojnë kandidatët shqiptarë në zgjedhjet evropiane

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve mbrëmjen e sotme që të votojnë kandidatin e të djathtës për deputet në zgjedhjet evropiane. Gjatë fjalës së tij në një tubim të përditshëm qytetar, Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët në vendet e BE të mbështesin kandidatët shqiptarë në zgjedhjet për këshill, për deputet dhe për çdo pozitë tjetër.

Berisha: “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj misionarë të vërtetë të kauzës të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Të dashur miq, në emër tuaj dhe të PD dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë. Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan.”

Berisha theksoi rëndësinë e mbështetjes së kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet evropiane, duke inkurajuar shqiptarët në diasporë të kontribuojnë në përfaqësimin politik të komunitetit të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...