5.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Putin: Nuk ka kërcënim të menjëhershëm për sovranitetin rus që justifikon përdorimin e armëve bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të premten se nuk shikon ndonjë kërcënim të menjëhershëm ndaj sovranitetit të Rusisë që do të kërkonte përdorimin e armëve bërthamore. Ai theksoi se përdorimi i këtyre armëve është i mundur vetëm në “raste të jashtëzakonshme” dhe se aktualisht një rast i tillë nuk ekziston.

Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin theksoi se ndërsa Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore, nuk sheh arsye për një veprim të tillë në këtë moment. Megjithatë, ai përsëriti paralajmërimin se Moska mund t’u dërgojë armë vendeve dhe grupeve të tjera për të goditur objektiva perëndimore, si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes së disa vendeve të NATO-s për Ukrainën.

Këto komente vijnë në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë të larta që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Putini ka përmendur në mënyrë të përsëritur mundësinë e sulmeve bërthamore si një mjet për të frikësuar kundërshtarët dhe për të forcuar pozicionin e Rusisë në konflikt.

Nëse dërgojnë (armë) në zonë lufte dhe bëjnë thirrje për përdorim të këtyre armëve ndaj territorit tonë, përse nuk e kemi ne të drejtën të bëjmë të njëjtën gjë?”, pyeti zoti Putin.

Por nuk jam i gatshëm të them as se do ta bëjmë këtë nesër”, shtoi zoti Putin, duke sugjeruar se kjo mund të ndikonte tek qëndrueshmëria globale.

Presidenti rus nuk dha detaje se ku mund të dërgoheshin këto armë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia i është drejtuar Koresë së Veriut dhe Iranit për të zgjeruar rezervat e saj të armëve relativisht të thjeshta, por Moska mund t’u dërgojë kundërshtarëve të Perëndimit nga rezervat e saj të raketave të teknologjisë së lartë, nëse zoti Putin vendos ta përmbushë kërcënimin e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e autorizuan kohët e fundit Ukrainën për të goditur disa objektiva në tokën ruse me armët me rreze të gjatë veprimi që po ia dërgojnë Kievit.

Të mërkurën, një zyrtar perëndimor dhe një senator amerikan thanë se Ukraina ka përdorur armë amerikane për të goditur objektiva brenda Rusisë, sipas udhëzimeve të miratuara rishtazi nga presidenti Joe Biden që lejojnë përdorimin e armëve amerikane për të mbrojtur Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht për këtë çështje delikate, foli në kushte anonimiteti.

Presidenti rus Putin tha gjithashtu se nuk shikon nevojën për një raund të ri mobilizimi për të përforcuar njësitë ruse në Ukrainë, sepse, tha ai, “njerëzit vijnë vullnetarisht dhe shkojnë në front për të mbrojtur atdheun”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT