8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ngjarjet më të bujshme në Showbiz të javës që lamë pas

1. Rupert Murdoch martohet për herë të pestë
Mediat kanë shpërthyer me lajmin se manjati i medias, Rupert Murdoch, është martuar për herë të pestë në moshën 93-vjeçare me Elena Zhukova, një biologe molekulare me origjinë ruse. Çifti u martua në pronën e Murdoch në Kaliforni. Zhukova është nëna e Daria Zhukova, ish-gruaja e oligarkut rus Roman Abramovich.

2.Miley Cyrus shpreh pasiguri për t’u bërë nënë
Këngëtarja Miley Cyrus ka treguar në një intervistë me “W Magazine” se ende nuk është e sigurt nëse dëshiron të ketë fëmijë. Ajo shprehu se ndihet sikur fansat e saj janë si fëmijët e saj në njëfarë mënyre, duke përmendur edhe Dolly Parton që ka ndarë të njëjtin mendim.

Jam 31 vjeçe dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo. Ndihem sikur fansat janë fëmijët e mi në njëfarë mënyre. Kam dëgjuar edhe Dolly-n të thotë të njëjtën gjë, sepse nuk kishte fëmijë.

3. Parashikimi i astrologes Meri Shehu
Astrologia e njohur Meri Shehu, në një paraqitje në emisionin “Wake Up”, parashikoi që ky muaj do të jetë i favorshëm për shenjën e Luanit për martesë. Ajo paralajmëroi edhe për kujdes nga skandalet dhe çështjet ekonomike për personazhet publikë të kësaj shenje.

4.Mikela Pupa në pritje të ëmbël
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Mikela Pupa, është në pritje të një fëmije. Fotot e saj me barkun e rrumbullakosur kanë qarkulluar në media dhe ajo së fundmi ka organizuar një “babyshower”, ku është zbuluar se është në pritje të një vajze.

5. Spekulime për një lidhje mes Demi Moore dhe Joe Jonas
Sipas mediave të huaja, aktorja Demi Moore dhe këngëtari Joe Jonas janë bërë më të afërt, duke nxitur spekulime për një lidhje dashurie. Ata janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...