12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vaksinat kundër COVID-19 nën hetim: Rritja e vdekjeve të tepërta dhe shqetësimet e mundshme

Vaksinat kundër Covid mund të jenë pjesërisht fajtore për rritjen e vdekjeve të tepërta që nga pandemia, sugjerojnë shkencëtarët. Studiuesit nga Holanda analizuan të dhënat nga 47 vende perëndimore dhe zbuluan se kishte pasur më shumë se tre milionë vdekje të tepërta që nga viti 2020, me tendencën që vazhdon pavarësisht përhapjes së vaksinave dhe masave të kontrollit. Ata thanë se shifrat “të paprecedentë” “ngritën shqetësime serioze” dhe u bënë thirrje qeverive që të hetojnë plotësisht shkaqet themelore, duke përfshirë dëmtimet e mundshme të vaksinave. Duke shkruar në BMJ Public Health, autorët nga Vrije Universitet, Amsterdam, thanë ”Megjithëse vaksinat Covid-19 u siguruan për të mbrojtur civilët nga vuajtja e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga virusi Covid-19, janë dokumentuar gjithashtu edhe ngjarje të padëshiruara të dyshuara”. “Si profesionistët mjekësorë dhe qytetarët kanë raportuar lëndime dhe vdekje të rënda pas vaksinimit në baza të ndryshme të të dhënave zyrtare në botën perëndimore”. Ata shtuan se “Gjatë pandemisë, nga politikanët dhe mediat u theksua çdo ditë se çdo vdekje nga Covid-19 kishte rëndësi dhe çdo jetë meritonte mbrojtje përmes masave të kontrollit dhe vaksinave Covid-19. Pas pandemisë, i njëjti moral duhet të zbatohet”.

Reagon mjeku Prifti

Ndërkohë edhe kardiokirurgu i njohur, Edvin Prifti ka ndarë më herët një studim të bërë në Japoni lidhur me efektet anësore pas vaksinimit kundër Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prifti shkruan se është vënë re një rritje e tumoreve si dhe e vdekshmërisë në popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Ai sqaron se shumë autorë të ndryshëm kanë evidentuar që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik ALFA dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve te ndryshme. Mjeku thotë se që pasi vaksina AstraZeneca u tërhoq nga tregu, po jepen prova shkencore të reja, kësisoj duhet të bëhen studime të tjera për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësit. “Nje studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative te tumoreve si dhe vdekshmerine prej tyre ne te gjithe popullaten japoneze pas vaksinave me mRNA. Autoret evidentojne qe vazhdimi i prodhimit te proteines spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik alfa dhe me pas ky i fundit nxit tumore te llojeve te ndryshme. Pas lajmit qe vaksina astrazeneka u terhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore te tjera dhe te reja. Mesa duket dogmat duhet te rishikohen dhe analizohen. Studimet te tjera duhet te evidentojne keto rezultate per te vertetuar dhe percaktuar pergjegjesite. Shume prej mjekeve qe kundershtuan u quajten sharlatane sikurse prof Didier qe propozoi hidroksiklorokinen, ne disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim ne universitetin e Pitsburgut, ne disa raste u gjeten te vdekur ne rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencetari me i madh i koronaviruseve ne bote, ne disa raste u helmuan deri ne vdekje sikurse dr Rashid Buttar, ne disa raste u “vetevrane” sikurse prof Didonna ne itali qe zbuloi plazmen hiperimune dhe ne raste te tjera u burgosen dhe keta te fundit cuditerisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof Charles Lieber shefi i departamentit te biologjise molekulare ne Universitetin e Harvardit. Se me ke me ngjan si histori!? Shkenca nuk ka teori konspirative sic kam degjuar keto kohe, ajo thjesht mbart te verteten dhe bashke me te edhe martiret e heshtur te sai. Shkenca dhe e verteta ka vetem nje problem, ate mund ta shtypesh per njefare kohe, mund edhe ta fshehesh por kurre nuk mund ta tjetersosh pasi shkenca dhe e verteta eshte drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithshka per te shpetuar jeten e tij nga Inkuizicioni i Torquemades tha per Token: Eppur si muove – Ajo packa leviz duke iu drejtuar planetit Toke. Kujdes, inkuizicionet ndertohen per te shkaterruar te verteten dhe mbi te, te ndertojne skllaverine dhe humbjen e lirise”, shkroi mjeku Prifti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...