14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Erion Veliaj: Në zgjedhjet e 2025-ës do të fitojë puna, jo gomat që digjen në mes të qytetit

Në një takim me socialistët e Njësisë 3, në kuadër të turit të mirënjohjes për 33-vjetorin e Partisë Socialiste, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në zgjedhjet e 2025-ës do të triumfojë puna e bërë dhe jo aktet vandale. Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë socialistët që kanë kontribuar që PS të jetë forca e parë politike në vend.

Sa shumë punë është bërë! Çfarë rezistence ka pasur, sidomos në vitet ’90-të, si Referendumi i ’94-ës, zgjedhjet e ’96-ës dhe ’97-ës, grushtin e shtetit të ’98-ës, dhe me çfarë përballej PS-ja. Edhe opozita e dytë ishte jashtëzakonisht e vështirë, kur kujtoj 21 Janarin, Gërdecin, kur kujtoj se sa herë ka drejtuar Saliu, rrahja, zhdukja ose vrasja e një socialisti ishte një mënyrë se si t’i bëje prokopi në atë sistem. Kur kujtoj shokët që humbëm në 21 Janar, kur kujtoj se sa socialistë janë rrahur, që nga Edi Rama te Erion Braçe, nga Servet Pëllumbi te Blendi Gonxhe, kur kujtoj se si kjo familje është mbajtur me thonj, më bën të ndihem krenar dhe të jem vërtet mirënjohës për të gjithë kontributin e skuadrës sonë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se Tirana po përjeton ditët e saj më të mira, duke përmendur si shembull ndërtimin e 42 shkollave të reja që janë shtuar në kryeqytet.

“Kur mbaruam ‘Çajupin’, ata të ‘Samiut’ që erdhën për mësim te ‘Çajupi’, thoshin: “A do jetë shkolla jonë kaq e mirë?”. ‘Samiu’ u bë edhe më i mirë. Kur kujtoj ata të ‘Partizanit’, që bënin mësim te ‘Shkolla e Kuqe’, thoshin: “A do të bëhet e jona si ‘Samiu’?”. U bë ‘Partizani’ edhe më i mirë. Edhe ‘Xhezmi Delli’ ka dalë një bizhu për lagjen tonë. Pastaj kujtoj se si çdo punë që kemi bërë në qytet është shoqëruar me sherr e me shamata, se mirë kur janë vetë në pushtet, që s’dinë të bëjnë asnjë punë, përveç se të dhunojnë socialistët, por kur janë në opozitë janë edhe më pengues, se nuk të lënë të punosh”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...