26.7 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Salianji, thirrje për bashkim: ‘Hapni dyert për të gjithë drejtuesit e mënjanuar të partisë!’

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Ervin Salianji, ka bërë thirrje për bashkim dhe hapje të dyerve për të gjithë drejtuesit e mënjanuar të partisë. Kjo thirrje vjen pas vendimit të Apelit që i dha vulën dhe logon e partisë Sali Berishës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji theksoi se mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje brenda partisë. Ai argumentoi se bashkimi dhe debati i ideve brenda PD-së janë të domosdoshme për të sjellë ndryshimin që është i pashmangshëm.

Salianji vuri në dukje se kontributi i çdo demokrati duhet të vlerësohet, pavarësisht diferencave. Sipas tij, është koha për të hapur dyert për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel dhe për të fuqizuar partinë në mënyrë që të përballen dhe të rrëzojnë qeverinë sa më shpejt.

Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike. Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme, ndërsa Shqipëria po. Duhet të bashkohemi, pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm! Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt”, shkruan Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...