30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Vendimi i Apelit të Posaçëm: Pasuria 3.1 milion euro e Oltion Bistrit mbetet e sekuestruar

Pasuria me vlerë 3.1 milion euro e Oltion Bistrit, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane dhe një vilë luksoze, duhet të qëndrojnë të sekuestruara. Ky ishte vendimi i djeshëm i Apelit të Posaçëm ndaj ish-drejtorit të Operacionales, i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Po ashtu, është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m² në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, një garazh me sipërfaqe 87.8 m² në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’ të vitit 2012.

Më 14 maj 2024, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestrimin e 36 pasurive. SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë fituar nga aktiviteti kriminal i Bistrit. Në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, zbërthimi i aplikacioneve EncroChat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri. Ky i fundit akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘zbulim të akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe prej rreth një viti ndodhet në burg.

Komunikimet në aplikacionet e çkoduara treguan se Bistri shërbente si informator për çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit, duke ia dërguar informacionin Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Gjoka kishte një kazino që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK, Bistri jepte informacion për të shmangur operacionet policore kundër kazinosë së Gjokës. Hetimet për ‘Metamorfozën’ u mbyllën më 4 maj dhe SPAK dërgoi për gjykim 7 të pandehur, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-prokurorin Xhevahir Lita, ish-kreun e Operacionales Oltion Bistri, Behar Bajrin dhe 3 të tjerë.

Pasuritë e Sekuestruara të Oltion Bistrit

– 18 njësi (dyqane) + 1 apartament, në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë
– Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m², kati i 6-të, në kompleksin në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë
– Truall me sipërfaqe 200 m², Zona Kadastrale 8270, rruga e ‘Kosovarëve’, Tiranë
– Apartament me sipërfaqe 66.5 m², në kompleksin “Square 21”, rruga e Kavajës, Tiranë
– Apartament me nr. 18/C, kati i 7-të teknik/8 ndërtim, sipërfaqe 73.16 m², në godinën 1, “Kompleksi Delijorgji”, rruga e Kavajës, Tiranë
– Apartament me sipërfaqe 400 m², kati i 6-të, në kompleksin në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë
– Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m², kati i parë, në kompleksin “Square 21”, rruga e Kavajës, Tiranë
– Apartament me sipërfaqe 138.3 m², në Selitë, Tiranë
– Garazh me sipërfaqe 87.8 m², në Selitë, Tiranë
– Apartament me sipërfaqe 100.6 m², kati i 10-të, në kompleksin në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë
– Njësi (dyqan) me sipërfaqe 72 m², në kompleksin “Square 21”, rruga e Kavajës, Tiranë
– Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë
– Apartament me nr. 3, kati i 4-t, sipërfaqe 58.5 m², rruga “Ndreko Rino”, Tiranë
– Apartament me nr. 9, kati i 2-të, sipërfaqe 58.9 m², rruga “Ndreko Rino”, Tiranë
– Njësi (dyqan), sipërfaqe 110 m², në kompleksin “Square 21”, rruga e Kavajës, Tiranë
– Apartament, sipërfaqe totale 400 m², kati i 6-të, në kompleksin në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë
– Njësi me sipërfaqe 95 m², kati i parë, në kompleksin “Square 21”, rruga e Kavajës, Tiranë
– Automjet “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012

Në total janë sekuestruar:

– 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi)
– 10 apartamente
– 1 vilë
– 1 truall
– 1 garazh
– 1 automjet

GJKKO Jep Vendimin për Luiza Mandin

Një vit burg ka vendosur dje Gjykata e Posaçme ndaj ish-kryetares së Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi, në akuzë për shpërdorim detyre. Mandi, e cila ndodhet jashtë vendit dhe është gjykuar në mungesë në GJKKO, do të vuajë 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse vendimi do marrë formë të prerë. Gjykimi ndaj Mandit ka ardhur pas një kallëzimi që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij ishin shkaktuar dëme nga një projekt i Bashkisë për zgjerimin e rrugës. Qytetari kishte marrë premtimin nga vetë kryetarja e Bashkisë se pronat do të riktheheshin në gjendjen fillestare, por kjo nuk ka ndodhur. SPAK gjatë hetimeve sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona private, pasi nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dëmin ekonomik të kallëzuesit në një vlerë prej 3.6 milion lekësh të vjetra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...