32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë: “Ëndrra Vazhdon!”

Pas ndeshjes emocionuese mes Shqipërisë dhe Kroacisë që përfundoi me barazimin 2-2, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjetet sociale duke përgëzuar ekipin shqiptar dhe duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Në postimin e tij, Kurti ka theksuar emocionet dhe entuziazmin që ekipi i Shqipërisë u ka dhuruar tifozëve:

Ëndrra vazhdon! Atmosfera që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli,” është shprehur Kurti, duke vlerësuar veçanërisht performancën e pjesës së parë të ndeshjes nga ekipi shqiptar dhe vullnetin e tyre për të vazhduar përpara.

Kurti gjithashtu ka vënë në dukje se pjesa e parë ishte në favor të Shqipërisë, ndërsa pjesa e dytë i përkiste Kroacisë, dhe përfundimisht, të dyja ekipet ndanë nga një pikë secila. Ky rezultat, sipas tij, tregon për një ndeshje të luajtur me shpirt dhe me një atmosferë të papërsëritshme.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....