16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

“Është fyer rëndë me fjalë nga familja”, Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Avokati i Arbër Paplekajt paraqet dinamikën e ngjarjes

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, krim i ndodhur në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit, Arbër Paplekajt, ka treguar versionin e tij për dinamikën e ngjarjes.

Avokati Mirash Martini shpjegoi se klienti i tij, ish-efektivi i RENEA-s, ka vepruar vetëm pasi shoku i tij, Pavlo Uksani, ishte plagosur dhe pasi kishte parë armë që i drejtoheshin.

“Kur Paplekajn e kanë shtyrë, ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike. Nga dëshmitë rezulton se është fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna dhe gruaja,” u shpreh avokati, duke shtuar se “është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i tij.”

Sipas përfaqësuesit ligjor, Paplekaj ka bërë përpjekje të shmangë përplasjen dhe nuk ka fyer askënd. Ai theksoi se Paplekaj ka reaguar vetëm kur ka parë shokun e tij të plagosur dhe armët që drejtoheshin nga turma.

“Mbanin duart në borseta, në momentin që ka parë shokun e tij të plagosur, Pavlo Uksani, dhe që janë nxjerrë armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanin, ka parë armë të shkurtra që i drejtoheshin, ka parë shokun e tij të plagosur dhe atëherë ka reaguar,” deklaroi avokati.

Kjo dëshmi synon të mbrojë Paplekajn duke argumentuar se veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje dhe të nxitura nga një situatë e tensionuar dhe e dhunshme.

Mirash Martini: Kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg.

Si pasojë e këtij dënimi ka qenë edhe gabimi i fakteve. U pranua kërkesa jonë për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza.

Prokuroria paraqiti në gjykim fakte me rrethana jo të vërteta dhe u pranua nga gjykata duke mos pranuar kërkesat tona. Shpresoj që gjykata juaj ta ketë dëgjuar me vëmendje çështjen. Mendoj se me faktet e rrethanat e krijuara jemi shumë afër të vërtetës. I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë e një grupi elektoral që drejtohej nga Arjan Hoxha, vullnetar me njohje të ndërsjellët. Më 21 prill 2021, ky grup marrin nga shtabi elektoral 3 furgona me qira të përkohshme. Kanë filluar të lëvizin, Arbër Paplekaj e Arjan Hoxha kanë qenë në furgonin e parë.

Nga zona e Fushë mbretit në Cërrik ishte plani me lëviz, por Hoxha merr një telefonatë për krim elektoral në 5 maj. Ergys Muzhaqi, dëshmitar, takohet me Arjan Hoxhën dhe i dërgon tek vendi i ngjarjes në rrugën “Lef Nosi”. Kanë vëzhguar nëse ka kamera sigurie, nuk e kanë parë makinën. Më vonë shfaqet mjeti tip ML pa targa e drejtuar nga Mehmet Greca. Nga pjesa e dukshme dallonin një shkop gome, letra me emra votuesish.

Arjan Hoxha telefoni policinë, disa herë telefoni Alket Shatron por që s’ishte në qytet. Mbërriti Nikollaq Palla. Hoxha i kërkon Demushit filmimin me gjithë shpjegimin që bënte Arjani dhe automjetin. Hoxha komunikon me albet nushin dhe i shpjegon situatën. Duken nga pamjet filmike, pozicionet e personave të pranishëm. Hoxha kërkon të ndiqen procedurat dhe bëhet ekspertiza për sendet në automjetin pa targa. Në vendngjarje vjen një furgon policie, me personat që po gjykohen në këtë proces. Nga pamjet filmike të telefonit Arjan Hoxha ishin të gjithë të qetë duke menduar se këtu mbaroi puna e tyre. Pas dy minutash vijnë me shumë shpejtësi numër i madh mjetesh ku zbritën shumë persona.

Sulmojnë Redi Nushin që filmonte. Ndërpriten filmimet, për shkak të sulmit, ka rënë lidhje me pamjet filmike të regjistruara nga babai i Klement Xhaferrit. Fillon filmimi pikërisht kur grupi vjen dhunshëm. Paplekaj duket se futet për të shuar sherrin. Ne momentin kur sa filloi të komunikojë, Xhuvani niset me vrull, shtyn Arbër Paplekajn, vijnë pas tij dhe Klement Xhaferri etj, dhe s’postohen në një rrugicë të lagjes. Pamjet nga kamera e sekuestruar nuk filmojnë lëvizjet e këtyre personave por vetëm këmbët e tyre.

Duket qarte se kjo turmë ka ardhur për të shpëtuar Mehmet Grecën që po intervistohej nga policia dhe mund të shoqërohej bashkë me materialet zgjedhore. Greca sa fillon ngjarja, shkon tek automjeti heq disa materiale i cili me një çantë u largua nga vendi i ngjarjes. Këto vetura që erdhën për të shpëtuar Mehmet Grecën erdhën pikërisht tek vendi i ngjarjes. Në këtë moment para krismave vjen dhe një automjet tjetër policie Krenar Guçaj, Kreshnik Gjeçaj etj, 4 drejtues të lartë policor në Elbasan. Kur arrijnë vetëm disa sekonda para se të dëgjohen krisma.

Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë është fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja. Është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i Paplekajt. Paplekaj nuk ka reaguar, shihet në te gjitha pamjet, ka bërë përpjekje të shmanget, askush nuk dëshmon që Paplekaj ka fyer dikë. Mbanin duart në borseta në momentin që ka parë shokun e tij të plagosur Pavlo Uksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanit, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT