21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Sa shpesh duhet të bëjmë dush gjatë verës?

Temperaturat e nxehta verore janë shpesh të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë kësaj stine, dhe për shumë njerëz, një dush tingëllon si idea më e mirë për të gjetur lehtësim nga vapa, lodhja dhe djersa. Por, kur vjen puna tek higjiena personale në verë, natyrshëm lind pyetja: sa shpesh duhet të bëjmë dush në stinën e verës?

Shumica e njerëzve lahen çdo ditë, por kjo, sipas ekspertëve dermatologë, është e tepruar. Dushi i përditshëm mund të përthajë lëkurën dhe të prish ekuilibrin e vajrave mbrojtës natyralë të saj.

Dermatologët rekomandojnë që gjatë muajve të ngrohtë të verës, njerëzit duhet të marrin parasysh mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin e tyre kur vendosin sa shpesh të bëjnë dush. Për shembull, në klimë të lagësht, trupi përthith më shumë papastërti, gjë që rrit nevojën për t’u larë më shpesh. Gjithashtu, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik dhe djersiten më shumë, duhet të rrisin frekuencën e dushit.

Kur bëni dush, është e rëndësishme të tregoni kujdes me lëkurën tuaj. Mbajeni ujin të vakët për të parandaluar përtharjen e lëkurës dhe për të mirëmbajtur qarkullimin e gjakut dhe imunitetin. Shmangni fërkimin e ashpër të lëkurës me peshqir, pasi kjo mund ta dëmtojë atë. Gjithashtu, dermatologët këshillojnë të shmangni përdorimin e leckave të lagura me solucion anti-bakterial për fshirjen e trupit, pasi ato mund të prishin mikrobiomën e lëkurës.

Rregulli i përgjithshëm për verën, për të cilin dermatologët bien dakord, është të bëni dush dy herë në ditë. Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pasi të zgjoheni, ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur. Dushi i mbrëmjes është veçanërisht i rëndësishëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit.

Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, pasi dushi i tepërt mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...