20.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Rritja e së Djathtës Ekstreme në Evropë dhe Lldhjet me Rusinë: Një kërcënim për bashkëpunimin rajonal dhe liberalizmin

Kundër migrantëve dhe vlerave liberale, për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Kjo është mënyra më e shkurtër për t’i përshkruar partitë e ekstremit të djathtë që hynë në Parlamentin Evropian, pas zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të qershorit.

Me shumë prej tyre, partitë ultra të djathta në Serbi, por edhe Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet kanë kontakte prej vitesh.

“Unë pres regres të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore brenda Serbisë, e cila është inkurajuar nga rritja e së djathtës ekstreme në Evropë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Izabella Kisiq, drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse Partia Popullore Evropiane (EPP) – një grupim konservator i partive të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian – fitoi sërish numrin më të madh të vendeve dhe pritet të formojë shumicën, e djathta ekstreme shënoi rezultat të lakmueshëm në vendet më të mëdha të BE-së.

Në Francë, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë fitoi 30 vende në Parlamentin Evropian – dy herë më shumë se koalicioni i udhëhequr nga Rilindja e presidentit Emmanuel Macron – gjë që çoi edhe në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD) zuri vendin e dytë sa i përket numrit të mandateve të fituara. Autoritetet gjermane e klasifikojnë këtë parti si “organizatë ekstremiste” dhe në disa lande federale është nën vëzhgimin e Shërbimit për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

Për partinë joparlamentare nga Serbia, Zavetnici – kryetarja e së cilës, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, është ministre për Përkujdesje ndaj Familjes në Qeverinë e Serbisë – AfD-ja përfaqëson “opsionin kryesor sovranist të shtetndërtimit në Gjermani”.

Gjurgjeviq Stamenkovski, si kryetare e partisë Zavetnici, u takua në nëntor të vitit 2023 në Bundestag me kryetarin e AfD-së, Tino Chrupalla.

Në atë takim, siç u njoftua, ata u shprehën kritikë ndaj politikës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shkëmbyen mendime për “krizën e thellë të Bashkimit Evropian”.

Zavetnici u forma në vitin 2012, pasi disa anëtarë u larguan nga Partia Radikale Serbe, president i së cilës atëkohë ishte Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Zavetnici nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kërkon anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura në fund të vitit 2023, partia deklaroi vazhdimisht se e dënon “ideologjinë dhe propagandën e komunitetit LGBT”.

Kontakte me AfD-në, prej vitesh, mban edhe lëvizja ultra e djathtë serbe, Dveri. Sikurse Zavetnici, as kjo parti nuk e kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e dhjetorit.

Kryetari i saj i deritashëm, Boshko Obradoviq, i cili u largua nga partia pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, filloi kontaktet me AfD-në qysh në vitin 2017.

Kur ultra të djathtët gjermanë hynë në Bundestag në shtator të atij viti – për herë të parë që nga viti 1945 – Obradoviq i uroi ata.

“Urime miqve të mi nga Alternativa për Gjermaninë. Shihemi në Bundestag dhe Beograd. Le të vazhdojmë. Është koha për Alternativën për Serbinë”, shkroi Obradoviq në Twitterin e atëhershëm.

AfD-ja u përgjigj duke e mbështetur Obradoviqin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në Serbi, edhe pse kjo nuk e ndihmoi shumë, pasi ai fitoi vetëm pak më shumë se dy për qind të votave.

Në vitet në vazhdim, delegacioni i Dverit ishte disa herë në Gjermani. Në dhjetor të vitit 2019, Obradoviq, së bashku me kolegen e tij partiake, Dragana Trifkoviq, vizituan Bundestagun.

Në kumtesën e publikuar nga partia serbe pas vizitës u tha se dy partitë i lidhin tema të shumta, e para së gjithash trashëgimia e krishterë e Evropës, vlerat familjare dhe zgjidhja e krizës së migrantëve.

“Të gjitha këto janë tema për të cilat ne do t’i vazhdojmë diskutimet jo vetëm me Alternativën për Gjermaninë, por edhe me kolegë të tjerë evropianë nga opsionet politike konservatore, me të cilët ndajmë shumë mendime të ngjashme, pavarësisht se nuk jemi dakord për të gjitha temat”, tha atëkohë Obradoviq.

Derisa ishte në krye të Dverit, Obradoviq vazhdimisht mbështeste tezën se Qeveria në Serbi dëshiron ta popullojë vendin me migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe se në këtë mënyrë “dëshiron ta zgjidhë problemin me natalitetin e ulët”.

Në vitin 2019, partia e tij nisi një peticion kundër, siç u tha, politikave për migrantë të autoriteteve republikane dhe lokale.

Përveç politikës së saj kundër migrantëve, lëvizja Dveri njihet edhe për politikën e saj anti-LGBT.

Që nga viti 2009, shumë kohë përpara se të hynte në politikë, Dveri organizoi disa herë të ashtuquajturën “Shëtitje familjare”.

Tubimi organizohej fillimisht në Beograd, e më pas edhe në disa qytete të tjera të Serbisë, në prag të Paradës së Krenarisë, të cilën e organizojnë organizatat e LGBT-së, me qëllim shpërfaqjen e probleme

ve të tyre me diskriminimin dhe homofobinë.

Tubimi ishte shpëtuar disa herë me dhunë. Betejat të cilat i kanë sjellë ato kanë mundur disa herë, zbuluar empati, perëndimin për ta, shëtitime mjet të për bashkimit me congregations and. delle Right even

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT