33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Debati i nxehtë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut për Qeverinë e Re

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati lidhur me përbërjen e re të qeverisë. Kabineti i zotit Hristijan Mickovski do të ketë 24 anëtarë, prej të cilëve vetëm tri gra, gjë që ka shkaktuar kritika jo vetëm në parlament, por edhe në qarqet e shoqërisë civile. Për miratimin e qeverisë nevojiten 61 vota nga 120 sa ka parlamenti, dhe shumica parlamentare i ka votat e duhura.

Dita e dytë e debatit në parlament lidhur me programin e qeverisë së ardhshme dhe emrat e kandidatëve për ministra vazhdoi me përplasje midis ligjvënësve të VMRO-DPMNE-së që do ta drejtojë qeverinë dhe të Lidhjes Social Demokrate, e cila zotohet se do të jetë një opozitë konstruktive.

Akuza të ndërsjella shkëmbyen edhe deputetët e koalicioneve kundërshtare shqiptare, Fronti Evropian dhe Vlen, kryesisht për atë se kush ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët në pushtetin ekzekutiv.

Çështja e Emrit të Shtetit

Një ndër çështjet që ka zënë vend në debat është emri i shtetit, teksa eksponentë të Lidhjes Social Demokrate akuzojnë VMRO-në se fitoi zgjedhjet me gënjeshtra dhe mashtrime duke premtuar kthimin e emrit Republika e Maqedonisë sapo të marrë pushtetin. Në foltoren e parlamentit, pothuajse të gjithë deputetët maqedonas, në veçanti ata të VMRO-së, përdorin referencën ‘Maqedoni’ pa përcaktimin kushtetues që del nga Marrëveshja e Prespës. Kjo çështje nxit pakënaqësi tek qeveria në Athinë, e cila paralajmëron se do të ndërmarrë masa.

Ndonëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, ka lënë të kuptohet se betimin do ta bëjë duke përdorur emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut, ai gjatë fjalimeve me ngulm i shmanget përdorimit të këtij emri.

Premtimi për Investime dhe Borxhet Ekonomike

Zoti Mickovski ka premtuar se nga dita e martë do të fillojë të sjellë një investim prej mbi 400 milionë eurosh në vend. Por, ekspertët vlerësojnë se nëse kjo ndodh, qeveria do të zhytej në borxhe dhe për rrjedhojë, do të përkeqësohej gjendja e vështirë ekonomike në vend.

Emërimi i Ministrit të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Etnike

Një tjetër çështje e debatueshme në parlament është propozimi i Mickovskit që për ministër të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Etnike të emërojë Ivan Stolkoviçin, një politikan i pakicës serbe me qëndrime proruse dhe i dyshuar nga një pjesë e shtypit për lidhje me shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Mickovski është shprehur se i besonte zotit Stoilkoviç dhe se ai kishte qëndrime promaqedonase. Ndërsa ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, është shprehur në një intervistë televizive se do të ndiqej me kujdes puna e këtij politikani.

Përbërja e Qeverisë së Re

Qeveria e zotit Mickovski do të ketë 24 anëtarë, prej tyre vetëm tri gra. VMRO-ja do të drejtojë 15 ministri, koalicioni Vlen 6 dhe partia Znam 2 ministri. Parlamenti, sipas ligjeve, duhet të votojë deri sonte në mesnatë për qeverinë e re. Shumica parlamentare i ka 78 vota; 61 nevojiten për miratimin e kabinetit qeveritar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...