8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Babai im është një luftëtar”, Tiffany Trump reagon pas atentatit ndaj Ish-Presidentit Donald Trump

Tiffany Ariana Trump, vajza tjetër e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas atentatit ndaj të atit, ku ky i fundit mbeti i plagosur. Tiffany ka shkruar në rrjetet sociale se falënderon Zotin që babai i saj është gjallë dhe ka shtuar se dhuna politike kurrë nuk është përgjigja.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”, ka shkruar ajo.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump u qëllua me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump u godit rreth veshit të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.

Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe Shërbimi Sekret konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë, FBI-ja tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...