24.8 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Fredi Beleri: Gëzim dhe emocion pas Betimit në Parlamentin Europian

Fredi Beleri, i cili u lirua nga burgu për të shkuar në Strasburg dhe për të bërë betimin në Parlamentin Europian, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, ku ka folur për disa çështje. Sipas mediave greke, ai tha për “ANT1” se e marta ishte një ditë “gëzimi dhe emocioni të madh”. Ai deklaroi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë që janë krijuar, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që treguan tek ai.

Beleri theksoi se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Duke folur për të ardhmen e tij, ai tha se duhet të paraqitet sërish në burg të shtunën për të kryer pjesën e mbetur të dënimit. “Kam kërkuar lirimin nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Unë nuk do të largohem.
Ne duhet të kemi të drejta civile. Të kemi të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai në mënyrë karakteristike. Për shtetin e së drejtës në Shqipëri ai theksoi se “Shumë raste tregojnë se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht dhe dua të besoj edhe nga ana kulturore. Por lidershipi i saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’iu afruar Bashkimit Evropian”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...