12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestohet 37-vjeçari për kundërshtim të policisë pas shkeljes së rregullave të parkimit

Një 37-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi me forcë një punonjës të Policisë së Rendit dhe u largua nga vendngjarja pas vendosjes së një mase administrative për parkim të gabuar. Ngjarja ndodhi në qytetin e Koplikut, ku punonjësi i Policisë kishte konstatuar një automjet të parkuar në një vend të ndaluar, duke penguar qarkullimin e automjeteve të tjera.

Gjatë kryerjes së detyrës për vendosjen e gjobës sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S., banues në fshatin Dedaj, reagoi me dhunë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Më pas, Policia kreu kontrolle dhe arriti ta arrestojë atë në banesën e tij.
“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe, arrestuan shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Dedaj.

Në qytetin e Koplikut, punonjësi i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend që nuk lejohej, i cili pengonte qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjatë ushtrimit të detyrës për venien e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë dhe është larguar. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi V. S. është kapur në banesën e tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...