31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Këshilli Kombëtar miraton datën, zgjedhjet për kryetarin në PD mbahen më 13 qershor(dokumenti)

PD shkon në zgjedhje për kryetarin më 13 qershor. Këshilli Kombëtar ka miratuar propozimin e Kryesisë për datën e zgjedhjeve si dhe përbërjen e komisionit zgjedhor, raporton gazetari Osman Stafa.

Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës 13 qershor që u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ndërsa mori miratimin e 238 anëtarëve.

Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.

Më pas nis fushata brenda PD nga 24 maji deri më 11 qershor kurse më 13 qershor demokratët votojnë sipas parimit një anëtar- një votë për kryetarin.

Po ashtu me asnjë votë kundër është miratuar edhe Komisioni Zgjedhor në PD me kryetar Jemin Gjatën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani. Ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Çlirim Gjata.

opennews.al
opennews.al

Gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ditën e sotme pati debate ku Basha u përball për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit me kritikët, Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli apo Arben Ristanin që i kërkuan dorëheqjen e parevokueshme.

Nga ana tjetër Basha deklaroi para Këshillit Kombëtar se nëse zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen të vjedhura atëhere beteja duhet të vijojë, por nëse pranohen si të rregullta nga demokratët, atëhere ai jepte dorëheqjen që sot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...