12.5 C
Tiranë
Thursday, October 1, 2026

Gjendet i vrarë me armë zjarri 32 vjeçari në Shkodër/ Prej disa ditësh familjarët i kishin humbur kontaktet me të

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades në Shkodër.

Viktima është shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç, i cili prej tre ditësh rezultonte i zhdukur.

Mësohet se familjarët e kishin denoncuar në polici, pasi prej disa ditësh i kishin humbur kontaktet.Mustafa kishte marrë dy mesazhe nga persona të panjohur, të cilët i kishin kërkuar të dilte dhe prej asaj dite familjarët nuk kishin asnjë informacion për të.

Ai u gjet i vrarë në zonën e Livadës, ndërsa paraprakisht mësohet se Mustafa ka qenë i arrestuar më parë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e vrasjes se Mustafes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

0
Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi...

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...