29.8 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Gjykata Kushtetuese nis seancën për emërimin e Cakajt/ Meta refuzon dekretimin jashtë çdolloj kompetence

Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën për kërkesën e Këshillit të Ministrave për mosdekretimin e Gent Cakajt dy vite më parë nga Presidenti Meta.

Seanca drejtohet nga kryetarja Vitore Tusha kurse Elsa Toska është relatore. Sipas përfaqësueses së Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, Meta refuzoi dekretimin jashtë çdolloj kompetence.

Sipas saj, Presidenti cënoi rënë parimet e parlamentarizmit. Për Kokonën, Meta nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt dhe Ramës nga ana tjetër nuk i mbeti asnjë hapësirë tjetër veçse të propozonte veten.

‘’ Presidenti refuzoi dekretimin jashtë cdo lloj competence, jashtë çdo competence që I jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. i shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin

Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin. Të drejtën për trë vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe smund ta ketë presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn.

Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti.’- tha Elira Kokona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Abdixhiku tërhiqet nga postet: “LVV mund t’i mbajë të gjitha”, analisti: Ofertë e vonuar...

0
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit dhe pjesëmarrjen...

Sherri pas fyerjes së 17-vjeçarit, përfundon me të shtëna me armë/ 10 persona nën...

0
Policia e Tiranës ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku situata mes disa personave u përshkallëzua deri...

Horoskopi ditor, e Premte, 14 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Në punë mund të merrni një vendim që do të ndikojë në hapat e ardhshëm. Në dashuri, mos...

Parashikimi I motit, e Premte, 14 Gusht 2026

0
Pas ditëve me temperatura përvëluese, 14 gushti sjell një ndryshim të lehtë të situatës atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me...

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...