23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Reagimi i Priftit Nikolla Xhufka pas kamerës së fshehtë: Akuzon Kishat Serbe, Greke dhe Ruse për montazh

Prifti Nikolla Xhufka, i cili u përfshi në një skandal pas publikimit të bisedave me përmbajtje erotike me një mashkull, të kapura nga një kamerë e fshehtë nga emisioni investigativ “Piranjat”, ka reaguar duke mohuar akuzat dhe duke cilësuar videon si një montazh të orkestruar. Xhufka pretendon se është bërë objekt i sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak të qëndrimeve të tij kundër uzurpimit të Kishës Shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.

Ngjarja erdhi në qendër të vëmendjes pas transmetimit të një episodi ku bisedat e tij me kontekst erotik me një mashkull u publikuan nga emisioni “Piranjat”. Gjatë këtij episodi, një anëtar i stafit i shkruante priftit duke i kërkuar marrëdhënie intime, ndërsa Xhufka shprehte tundimin e tij. Skandali shkaktoi reagime të shumta dhe kritikë të gjerë ndaj priftit.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, reagoi duke bërë të qartë se Nikolla Xhufka nuk është më pjesë e Kishës Shqiptare. Kisha distancoi veten nga prifti, duke hedhur poshtë çdo lidhje me veprimet e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...