20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Zbulohet lokali që përdorej për baste sportive dhe lojëra fati në Burrel, arrestohet pronari

Një lokal ku viheshin baste sportive dhe organizoheshin lojëra fati është zbuluar nga policia në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrelit. Policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e vogël canabisi, një mjet prerës (thikë), 10 bileta bingoje, 3 celularë, një kompjuter, një printer dhe një armë sportive pistoletë. Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në ambiente të ndryshme me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë një kontrolli në një lokal në lagjen “Partizani” në Burrel, është konstatuar se aty viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e një shtetasi tjetër, J.R., 20 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive pistoletë dhe dy fishekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...