30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

PS nis përgatitjet për Zgjedhjet e 2025-ës: Fokus në rrjetet sociale dhe aktivizimin e të rinjve

Socialistët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, me një mbledhje të Asamblesë së PS-së për Tiranën, e mbajtur me dyer të mbyllura. Mbledhja zgjati rreth 1 orë e 40 minuta, ku kryeministri Edi Rama ndau detyra dhe udhëzime për anëtarët, me një fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve dhe përdorimin e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-ut.

Sipas burimeve, Rama u ka kërkuar anëtarëve një angazhim më të madh në terren dhe koordinim më të ngushtë me strukturat lokale të partisë. Gjithashtu, u theksua rëndësia e afrimit të prurjeve të reja në PS, duke synuar një qasje më moderne në komunikim dhe përfshirje.

Në takim, është diskutuar edhe ndarja e detyrave për drejtuesit politikë të PS-së në qarkun e Tiranës. Elisa Spiropali, që nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj, do të fokusohet te bashkitë Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja. Ogerta Manastirliu do të koordinojë me strukturat e PS-së në Tiranë, ndërsa Erion Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor për fushatën dhe përgatitjen e skuadrave të PS-së në kryeqytet.

Kryeministri Rama ka kërkuar një rezultat më të mirë sesa ai i zgjedhjeve të vitit 2021 në qarkun e Tiranës, duke i vënë anëtarët e Asamblesë në presion për të rritur performancën në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...