25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shfrytëzoi punën si sanitare në një shtëpi, bashkëpunoi me 2 vëllezër për të vjedhur, e pëson keq 33-vjeçarja

Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia në Durrës, pasi duke shfrytëzuar punën e saj si sanitare në një shtëpi, ka bashkëpunuar me dy shtetas të tjerë për të vjedhur në atë banesë. Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, kanë nisur një hetim për zbardhjen e rastit. Sipas kallëzimit, në banesë janë vjedhur një shumë parash dhe bizhuterish, duke dyshuar se kjo është bërë nëpërmjet çelësit të derës pa thyerje.

Operacioni Policor “Kopja” dhe Arrestimet

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja”, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës
– E.K., 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë, E.K., duke qenë se punonte si sanitare në banesën e shtetasit Sh. Gj., kishte siguruar kopje të çelësit të banesës dhe ua kishte dhënë vëllezërve E. H. dhe A. H., si dhe i kishte informuar ata për mos prezencën e familjarëve në banesë. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit F.H, janë gjetur dhe sekuestruar një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...