27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Evropa ndal emigracionin e paligjshëm: Shtetet forcojnë masat dhe kontrollin kufitar

Evropa ka vendosur të luftojë me çdo mjet dhe çdo mundësi emigracionin e paligjshëm dhe të parregullt, duke marrë masa më të ashpra për të ndaluar flukset e mëdha migratore. Gjermania, e cila fillimisht ishte pioniere në këtë çështje, ka vendosur të rikthejë kontrollin në të gjithë 3800 kilometrat e kufirit të saj për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga e hëna. Ky veprim ka hapur rrugën për shtetet e tjera evropiane që po ndjekin shembullin e saj.

Ndërsa Gjermania po forcon kontrollin e kufijve, Suedia ka propozuar një nismë të re për të inkurajuar kthimin vullnetar të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës. Qeveria suedeze do t’u ofrojë emigrantëve një kompensim prej 30,000 euro për t’u kthyer në shtëpi nëse nuk kanë një punë dhe nuk integrohen në shoqëri. Ludvig Aspling nga Demokratët e Suedisë, një parti e ekstremit të djathtë, shprehet se kjo masë do të zbatohet nga viti 2026, duke synuar të lehtësojë presionin mbi sistemin suedez të azilit. Megjithatë, propozimi ka shkaktuar debate, veçanërisht nga partitë liberale, të cilat paralajmërojnë se kjo mund të izolojë më tej pakicat që nuk janë të integruara. Eksperti ekonomik në migracionin global, Joakim Ruist, sugjeron se masa mund të ketë ndikim të kufizuar ekonomik dhe madje mund të përkeqësojë procesin e integrimit.

Masa të Ngjashme në Shtete të Tjera Evropiane

Aktualisht, Suedia ofron deri në 10 mijë korona (rreth 873 euro) për të rritur dhe 5 mijë korona për fëmijë si kompensim për ata që largohen vullnetarisht, me një tavan prej 40 mijë korona për familje. Këto shifra janë shumë më të ulëta në krahasim me Danimarkën fqinje, ku emigrantët që largohen vullnetarisht mund të marrin deri në 330 mijë korona daneze (rreth 44 mijë euro). Pabarazia e ndjeshme mes këtyre dy politikave e ka bërë nismën suedeze të paefektshme, pasi vetëm një person ka përfituar nga ky program në vitin 2023, krahasuar me 300 në Danimarkë. Ndryshimet e propozuara nga qeveria konservatore suedeze vijnë në një kohë kur shumë vende evropiane po forcojnë masat për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.

Kufizime të Rrepta dhe Revokimi i Shengenit

Përveç masave ekonomike për emigrantët, shumë shtete evropiane po forcojnë kontrollet kufitare. Franca dhe Danimarka kanë rivendosur kontrollet e kufijve që nga viti 2015, pas sulmeve terroriste që goditën Evropën. Franca, në veçanti, i ka mbajtur këto kontrolle për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga terrorizmi dhe për sigurinë e brendshme. Këto masa janë sfiduese për transportuesit dhe ekonominë, me rreth 100,000 kamionë që kalojnë çdo ditë mes Gjermanisë dhe Holandës. Shoqata e logjistikës TLN paralajmëron se çdo orë pritjeje në kufi kushton rreth 100 euro për kamion.

Italia, e cila ka mbajtur një qasje të ashpër ndaj emigracionit, po ndërton qendrën e parë të pritjes për emigrantët jashtë vendit, konkretisht në Shqipëri. Në qershor të këtij viti, Italia njoftoi zgjatjen e kontrolleve kufitare me Slloveninë deri në dhjetor. Partitë që aktualisht janë në pushtet në Itali fituan zgjedhjet dy vjet më parë me premtimin për të zvogëluar ndjeshëm numrin e emigrantëve që hyjnë në vend.

Me forcimin e kontrolleve kufitare dhe masave për emigracionin, Evropa po përjeton një ndryshim të dukshëm në politikën e saj të migracionit dhe azilit. Shtetet si Suedia, Gjermania dhe Holanda po ndërmarrin hapa të mëdhenj për të përballuar krizën e azilit dhe për të reduktuar numrin e emigrantëve të rinj, duke sfiduar sistemin aktual të BE-së për azilin dhe migracionin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...