12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Debati mbi Koncesionet në Shëndetësi, mjeku Genc Byrazeri: “Mjekësia nuk është matematikë”

Gjatë pjesës së fundit të mbledhjes së Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi, ish-anëtari i komisionit dhe mjeku Genc Byrazeri iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e forcave politike, lidhur me vendimin e tij për të mbështetur studimin e fizibilitetit për koncesionet në shëndetësi.

I pyetur nëse sot do të firmoste përsëri një studim të tillë, duke marrë parasysh statistikat dhe shifrat zyrtare, ai pohoi se do ta bënte, por theksoi ndarjen e aspektit personal nga ai profesional. Byrazeri përmendi “periudhën shkatërruese” që vjen nga përfshirja në këtë lloj dinamike dhe ekspertize, e cila ndikon në jetën familjare, por theksoi se nga ana profesionale do të vepronte po njësoj.

Nuk do t’i hiqja asnjë presje atij studimi të fizibilitetit. Po, do ta bëja përsëri, pa asnjë mëdyshje, sepse ishte dhe mbetet i nevojshëm. Do të ishte kriminale të mos bëhej. Ndërhyrja duhej bërë patjetër, sepse shifrat dhe situata ishin alarmante, dhe tani tregojnë përmirësim,” u shpreh ai.

Byrazeri theksoi se gjendja në spitale, përsa i përket infeksioneve dhe kontaminimit, është përmirësuar dukshëm, duke shtuar se tani ekziston një nivel sigurie thuajse maksimal. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mjekohen dhe operohen në sistemin shëndetësor publik. I pyetur për mendimin e tij nëse ky standard shërbimi duhet të vazhdojë, ai u shpreh se “ky standard shërbimi duhet të vazhdojë, pasi shpëton jetë.

Duhet të vazhdojë, sepse një ditë mungesë e këtij shërbimi do të ishte katastrofike. Mjekësia nuk është matematikë; investimet duhen bërë. Nuk mund të parashikosh gjithmonë rezultatin, por edhe sikur një jetë të shpëtosh, është shumë e vlefshme dhe tregon se ia vlen. Jeta nuk ka çmim,” tha ai.

Në fund, Byrazeri propozoi që këto shërbime mund të vazhdojnë, por me periudha më të shkurtra dhe me monitorim të rreptë.

Këto koncesione apo tenderime mund të bëhen me periudha më të shkurtra dhe me kontroll më të rreptë, me raportime mujore apo gjashtëmujore. Shteti mund ta marrë përgjegjësinë në disa shërbime, por në të gjitha gjashtë shërbimet do të ishte sfiduese dhe e vështirë për ta mbajtur të njëjtin standard. Edhe një jetë të shpëtosh, diskutimet tona të mëtejshme janë pa moral,” përfundoi ai.

Një moment humoristik u shkaktua kur Byrazeri ndau me deputetët ndikimin që kjo punë kishte pasur në jetën e tij personale dhe në marrëdhëniet me familjen, përfshirë edhe lakimin e emrit të tij në hetimet parlamentare. Ai theksoi se “shoqëria e prapambetur” në Shqipëri ndikon në mënyrë të dukshme në jetën personale të individëve të përfshirë në çështje të tilla publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...