13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike/ “Grupi për PD” dorëzon kërkesën

“Grupi për PD” i ka dorëzuar sot një kërkesë Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për zhvillimin e zgjedhjeve brenda selisë blu për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie.

Në kërkesën e tij ku grup ka parashtruar dy kandidatura për kreun e PD-së, Edit Harxhin dhe si dhe Ibsen Elezin, për zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Mes të tjerash ky grup ka parashtruar disa kërkesa që sipas tyre duhet të plotësohen.

KERKESA E “GRUPIT PËR PD”
Kërkesë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH-së.

Tiranë, 21 maj 2021
Drejtuar: Kryesisë së PDSH.

Nga: Grupi për PD.
Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavarësisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.
1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.
2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.
4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara.
Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështeur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Me respekt,
Grupi për PD

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...