27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përdorimi i pa kriter i antibiotikëve rrit rrezikun e tezistencës antimikrobike

Përdorimi i pa kriter i antibiotikëve ka rezultuar në një rritje alarmante të rezistencës antimikrobike, një problematikë që ekspertët e shëndetësisë botërore e kanë renditur në mesin e 10 kërcënimeve globale më të mëdha për shëndetin publik. Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i kryer në 14 vende, përfshirë Shqipërinë, ka treguar se antibiotikët po keqpërdoren në mënyrë të konsiderueshme.

Në Shqipëri, një anketë e realizuar me 525 persona ka zbuluar se 51% e të anketuarve kishin përdorur antibiotikë gjatë vitit të kaluar, një shifër që është mbi mesataren e vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian të përfshira në studim. Nga ata që kishin përdorur antibiotikë, 15% e tyre i kishin blerë në farmaci pa recetën e mjekut, ndërsa vetëm 1% kishin marrë antibiotikë sipas recetave të mëparshme.

Ekspertët e shëndetësisë kanë theksuar se nga të gjithë të anketuarit në 14 vende, në 67% të rasteve antibiotikët janë dhënë nga mjeku për trajtimin e ftohjeve, gripit, dhimbjeve të fytit dhe kollës. Këto janë situata ku antibiotikët nuk duhet të përdoren, pasi nuk kanë efekt në këto infeksione.

Një problem tjetër i rëndësishëm është mungesa e dijenisë tek qytetarët në lidhje me rreziqet që sjell përdorimi i pa kontrolluar i antibiotikëve. Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë paralajmëruar se zhvillimi dhe përhapja e superbaktereve po përshpejtohet nga keqpërdorimi i antimikrobikëve, duke bërë që infeksionet të jenë më të vështira për t’u trajtuar në mënyrë efektive.

Nëse nuk ndërmerren masa urgjente, parashikimet sugjerojnë se vdekjet si rezultat i rezistencës antimikrobike do të arrijnë deri në 10 milionë në vit deri në vitin 2050. Kjo situatë kërkon një vëmendje të madhe nga autoritetet shëndetësore, si dhe një rritje të ndërgjegjësimit në mesin e popullsisë për përdorimin e duhur të antibiotikëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...