23.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Kapen duke qarkulluar më lëndë narkotike në automjet/ Policia e Shkodrës arreston tre persona, mes tyre një minoren

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar një minoren pasi u kapën duke qarkulluar më lëndë narkotike në automjet.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kanë organizuar punën dhe në fshatin Paçram, Njësia Administrative Hajmel, kanë lokalizuar dhe ndalur mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...