28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Opozita njofton mosbindje civile: Protestë kombëtare në Kryeqytet me prani të lartë policore

Opozita ka njoftuar nisjen e një proteste kombëtare sot, e cilësuar si një akt mosbindjeje civile, që do të mbahet në kryeqytet. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, leja për protestën është dhënë nga Policia e Shtetit për një periudhë prej katër orësh, nga ora 18:00 deri në 22:00. Ende nuk është e qartë nëse opozita do ta respektojë këtë afat apo nëse protesta do të zgjasë përtej këtij orari të përcaktuar.

Në mbledhjet e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar, është vendosur që protesta të organizohet në formën e një marshimi, pa një skenar të qartë të bërë publik deri më tani. Ajo pritet të fillojë me një grumbullim të mbështetësve të opozitës në sheshin “Skënderbej” dhe para selisë së PD-së, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Nuk janë parashikuar fjalime në këtë fazë të protestës, por raportohet se më tej turma do të lëvizë dhe mund të bllokojë disa akse rrugore. Deri më tani, PD nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë plan.

Protesta ka vënë në gatishmëri të lartë Policinë e Shtetit, e cila ka mobilizuar mbi 1500 forca policore, përfshirë ato të rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), njësinë e specializuar “Shqiponjat”, dhe forcat elitë RENEA. Në mbështetje të këtyre trupave do të jetë gjithashtu edhe Garda e Republikës, që është e përgatitur për të mbrojtur institucionet shtetërore gjatë protestës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...