35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Nena e çoi ne spital se vuante nga dhimbjet e barkut, zbulohet se 10-vjeçarja abuzohej nga njerku

Një vajzë e mitur, 10-vjeçare në Majorca të Spanjës ka përjetuar momente tmerri pasi është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Sipas medieve spanjolle, e mitura u përdhunua dhe mbeti shtatzënë. Përdhunimet kanë ndodhur teksa nëna ishte larg për punë, duke ia besuar fëmijën partnerit të saj.

Ngjarja e rëndë doli në dritë kur fëmija filloi të vuante dhimbje barku dhe nëna e saj e çoi në spital. Atje, mjekët gjetën fillimisht disa mavijosje dhe prerje që sugjeronin se fëmija ishte abuzuar seksualisht përpara se të zbulonin se 10-vjeçarja ishte disa javë shtatzënë. Sipas raportimeve lokale, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të vajzës, ajo u transferua në një spital tjetër ku iu nënshtrua një operacioni.

Nëna deklaroi në polici se i vetmi person që ishte kujdesur për vajzën ishte partneri i saj aktual, për pasojë u thirr policia dhe u bë arrestimi i tij. Kur 35-vjeçari doli në gjykatë të mërkurën, thuhet se i tha gjyqtarit “Më vjen shumë keq për atë që bëra, por ishte vetëm një herë”. Por e mitura ka thënë në polici se njerku e ka abuzuar prej një muaji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...