Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi se “Shqipëria është kthyer në një diktaturë krimi, droge dhe vjedhjeje”, duke e përshkruar situatën në vend si një “mobokraci.” Ai akuzoi qeverinë për një kontroll absolut mbi të gjitha pushtetet dhe theksoi se ajo që quhet “diktaturë demokratike” është një mjerim njerëzor.
Berisha theksoi se “tipari themelor i një diktature është përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu të vetëm,” dhe shtoi se kushdo që dyshon në këtë realitet është ose “jashtë realitetit, ose i mashtruar nga paratë e krimit që vijnë nga qeveria.”
Ai kritikoi ashpër veprimet e fundit në parlament, duke thënë se “veprimet e djeshme janë tipike të një diktature,” dhe nënvizoi se nuk ka ndodhur kurrë më parë që policia të hyjë në sallën e Kuvendit. Berisha theksoi se