23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Italinë Qendrore dhe Veriore: Situata alarmante

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore, duke detyruar zjarrfikësit italianë të punojnë gjatë natës të enjten për të shpëtuar njerëzit në rajonet e prekura.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, rreth 350 operacione për të kufizuar dëmet dhe për të shpëtuar njerëz janë kryer mes të enjtes dhe të premtes në rajonet e Ligurias, Toskanës dhe Emilia Romagnas, sipas agjencisë së lajmeve AP. Në Liguri, një nga rajonet më të prekura, janë kryer 100 ndërhyrje urgjente, kryesisht në zonën e Genoas. Shumica e njerëzve të shpëtuar ishin bllokuar në automjetet e tyre ose në katet e poshtme të shtëpive për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Në provincën e Sienës në Toskanë, u kryen 60 shpëtime të lidhura me motin, ndërsa në provincën Livorno, në rajonin e Liguria, 30 persona u shpëtuan gjatë natës kur lumi Cornia doli nga shtrati. Mbrojtja Civile lëshoi të enjten një nivel alarmi portokalli për ditët në vijim në pesë rajone në Italinë veriore dhe qendrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...