14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Unë nuk e kam bërë”, Arrest me burg për 68-vjeçarin që ngacmoi selsualisht 11-vjeçaren në Maliq

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për një 68-vjeçar, i cili u arrestua në Maliq më 16 tetor, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një vajze 11-vjeçare. Gjatë seancës, i akuzuari nuk pranoi asnjë nga akuzat, duke deklaruar: “Unë nuk e kam bërë, nuk e kam ngacmuar.”

Avokati i tij e cilësoi arrestimin si të paligjshëm dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit. Sipas dëshmisë së vajzës së mitur, ajo pretendon se 68-vjeçari e ka ngacmuar në dyqanin e tij në fshatin Strelcë, të bashkisë Maliq.

Nëna e vajzës e konfirmoi ngacmimin, duke thënë për mediat se vajza ishte fyer me fjalë të papërshtatshme. Nga ana tjetër, vëllai i autorit hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe duke sugjeruar se ngjarja ishte e stisur, duke pretenduar se familja e vajzës kishte borxhe në dyqanin e 68-vjeçarit. Kjo situatë ka ngjallur një debat të gjerë në komunitet, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...